Telegrafi

Karim Benzema në formë jetësore – sllallom në mbrojtjen daneze dhe gol i bukur nga francezi

Karim Benzema po zhvillon sezonin më të mirë personal, duke shkëlqyer me fanellën e Real Madridit, por edhe Francës.

Franca po luan ndaj Danimarkës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse ‘gjelat’ e nisën në sulm me emra si Karim Benzema, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Me të filluar pjesa e dytë Franca arriti të shënojë dhe atë për mirët të Karim Benzema.

Sulmuesi mori një top jashtë zone, bashkëveproi me Christopher Nkunku, mori topin sërish, rrëzoi mbrojtësit me disa lëvizje dhe shënoi për 1-0.

Aktualisht ndeshja është 1-1, pasi danezët barazuar me Andreas Cornelius. /Telegrafi/