Karikatura e ditës e bërë nga i njohuri Omar Momani i dedikohet derbit të qytetit të Mançesterit.
Manchester City fitoi në udhëtim derbin e qyteti ndaj Unitedit me rezultat 2-1.
Golat në këtë takim u shënuan nga Marcus Rashford për Djajtë e Kuq dhe David Silva dhe Nicolas Otamendi për Cityn.
Kjo fitore e madhe e Qytetarëve në udhëtimin e tyre në Old Trafford është për subjekt i karikaturave të Omar Momanit.
Karikaturisti Momani ka paraqitur në karikaturën e tij humbjen dëshpëruese të Unitedit ndaj Cityt.
Aty shihet teksa ‘brigada qytetare’ me në krye komandantin Pep Guardiola rrokullisin autobusin e njohur të Jose Mourinhos.
Trajneri spanjoll dhe futbollistët e tij shihen me biçikleta teksa shikojnë autobusin e Mourinhos me rrota nga lartë.
Kjo fitore ka bërë që City të rrit diferencën në 11 pikë ndaj rivalëve të urryer dhe për shumë kë lufta për titull ka përfunduar. /Telegrafi/
Karikatura e ditës: