Telegrafi

Kardio-stërvitjet 15-minutëshe për djegien e kalorive dhe për forcim të tërë trupit (Video)

Të dashura dama, nëse dëshironi të hiqni peshën e tepërt trupore, duhet patjetër të djersiteni mirë! Dhe çfarë është më mirë për këtë? – Kardio-stërvitja!

15 minuta kardio-stërvitje intensive çdo ditë është e gjitha që ju nevojitet që shpejt t’i arrini rezultatet, transmeton Telegrafi.

Shtoni edhe 10 minuta ushtrime mbi partnerin dhe gjithsej 25 minuta sakrifikim të kohës së lirë do të jenë stërvitje të shkëlqyeshme për tërë trupin.

Shikoni xhirimin me kardio-stërvitjen e shkëlqyeshme dhe filloni luftën tuaj kundër kilogramëve që tani!

Udhëzimet shëndetësore në përgjithësi pohojnë se të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime të moderuara në javë apo 75 minuta të ushtrimeve intensive për të qëndruar të shëndetshëm.

Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se çdo minutë shtesë në stërvitje intensive mund të rezultojë në një rënie të vogël në peshë.

Femrat kanë përjetuar një rënie prej 0.7 në BMI-së (indeksin e masës trupore) së tyre për minutë çdo ditë. /Telegrafi/