Telegrafi

Karateisti Orges Arifi kthehet në Kosovë me medalje të argjendtë

Karateisti Orges Arifi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në turne ndërkombëtar që u mbajt me rastin e themelimit të 50 vjetorit të Federatës së Karatesë së Maqedonisë.

Arifi në këtë turne bëri luftëra të mira, duke arritur deri në finale.

Ai në finale u mposht nga kampioni evropian, Emil Pavlov.

Lexo po ashtu Momenti kur karateisti kosovar arrinë fitore në Qipro, kthehet me medalje (Video)

Fitorja e tij erdhi pas deklarimit pozitiv të gjyqtarëve, të cilët dhanë pikët për të.

Medalje në këtë turne siguroi edhe Bajram Bajrami, që zuri vendin e tretë.