Karateisti Orges Arifi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në turne ndërkombëtar që u mbajt me rastin e themelimit të 50 vjetorit të Federatës së Karatesë së Maqedonisë.
Arifi në këtë turne bëri luftëra të mira, duke arritur deri në finale.
Ai në finale u mposht nga kampioni evropian, Emil Pavlov.
Fitorja e tij erdhi pas deklarimit pozitiv të gjyqtarëve, të cilët dhanë pikët për të.
Medalje në këtë turne siguroi edhe Bajram Bajrami, që zuri vendin e tretë.