Telegrafi

Karateistët e Kosovës kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën “Moskë 2019”

Ekipi përfaqësueses i Kosovës në karate ka marrë rrugë drejt Rusisë, ku do të paraqiten në Premier Ligën “Moskë 2019”, ky pikët e kësaj gare vlejnë për Lojërat Olimpike të Tokios.

Karateistët e Kosovës do të marrin pjesë në Karate 1 Premier Ligën, që prej 4-6 tetor 2019 mbahet në Moskë të Rusisë.

Ekipi ynë përfaqësues përbëhet nga gjithsej katër garues, dy meshkuj dhe dy femra.

Fortesa Orana (68 kg), Adelina Rama (61 kg), Herolind Nishevci (84 kg) dhe Elhami Shabani (75 kg) janë garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën.

Kjo garë është e rëndësishme për të fituar pikë Olimpike Tokio 2020, ndërsa marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë. /Telegrafi/