Telegrafi

Karantina e shndërroi në ‘përbindësh’, Leon Goretzka i Bayern Munich ka pësuar transformim të çmendur sa ishte i mbyllur në shtëpi

Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, ka kryer stërvitje të shumta sa ishte në karantinë, duke u kthyer në aksion me një formë të jashtëzakonshme trupore. 

Niveli më i lartë i futbollit gjerman është kthyer në aksion dhe deri tani janë zhvilluar tri ndeshje.

Ai që ka marr vëmendjen e të gjithëve është mesfushori gjerman Leon Goretzka, i cili ka bërë përshtypje te liderët e kampionatit.

Arsyeja mund të jetë edhe fiziku i tij i çmendur që ka tërhequr edhe vëmendjen e fansave në “Twitter” dhe këtë gjë e ka shpërndarë edhe faqja e Bayern Munich.

 

Bayern gjithashtu publikoi edhe imazhe të tjera të stërvitjes së Goretzka duke treguar se si ngadalë dhe me punë është kthyer në një ‘përbindësh’.

Goretzka ka qenë atletik gjatë gjithë karrierës së tij, por ishte me peshë ishte i dobët sa ishte te Schalke.

 

Tifozët kanë reaguar në këto imazhet në mediat sociale dhe shumë prej tyre janë befasuar me transformimin.

 

Goretzka ka startuar në të tre ndeshjet e Bundesligas, dukë shënuar gol në përballje ndaj Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/