Leicester City ka siguruar një biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
‘Dhelprat’ triumfuan me rezultat 2-0 kundër Sevillas, ku kjo e fundit kishte triumfuar në takimin e parë me rezultat 2-1.
Wes Morgan, i cili realizoi golin e parë për ‘Dhelprat’, nuk po i besohet se kampioni anglez është në këtë fazë të garës më elitare evropiane për klube, transmeton Telegrafi.
“E pabesueshme. Unë akoma nuk po mund të besoj. Ne nuk e kemi pritur që do të jemi kaq larg. Është një nga netët më të mëdha që kemi përjetuar”, ka deklaruar Morgan.
Theksojmë se kapiteni i kaltërve ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke u bërë futbollisti i parë xhamajkian që ka realizuar gol në këtë garë prestigjioze. /Telegrafi/