Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, ka thënë se nuk do të rikthehet në stërvitje këtë javë, pasi klubet morën vendim së bashku që ta bëjnë një gjë të tillë, pas uljes së numri të të infektuarve me COVID-19.
Deeney ka thënë se është i shqetësuar për shëndetin e djalit të tij që është ende i vogël.
Lojtarët e Ligës Premier janë lejuar të kthehen në stërvitje nga sot, ku do të stërvitet në grupe të vogla nga pesë futbollistë, për të kaluar pastaj javën e ardhshme në stërvitje të plota.
Deeney 31-vjeçar edhe javën e kaluar ka thënë se nuk do ta rrezikojë familjen e tij.
“Ne do të duhet të kthehemi në stërvitje këtë javë. Kam thënë se nuk do të bëjë këtë. Djali im është pesëmuajsh dhe ka vështirësi me frymëmarrje. Nuk dua të rrezikojë atë”.
Sipas kapitenit të Watfordit, mënyra e stërvitjes dhe kthimi në shtëpi në rroba të ndotura nuk e ndihmon situatën e tij.
“Duhet të shkosh i veshur në stërvitje, nuk mund të bësh dushe, më pas duhet të kthehesh në shtëpi me uniforma të ndotura”, ka thënë Deeney.
Ai u paraqit gjatë një emisionin të promotorit të boksit Eddie Hearn dhe ish-kampionin e botës në boks Tony Belleë. /Telegrafi/