Site icon Telegrafi

Kapiteni i Ukrainës, Yarmolenko: Rusia është vend terroristësh dhe vrasësish, atletët nuk duhet të kursehen

Kapiteni i Ukrainës, Andriy Yarmolenko, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së mes Skocisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve, në të cilën humbën me rezultat 3-0.

Futbollisti ukrainas ftoi që të ashpërsohen me Rusinë dhe atletët e saj, duke e quajtur Rusinë një vend të terroristëve.

“Mendimi im është mjaft i thjeshtë. Futbolli rus dhe sportet ruse në përgjithësi duhet të izolohen”.

“Është një vend terroristësh, një vend që vret ukrainasit, fëmijët tanë”.

“Sporti nuk mund të ndahet nga e gjithë historia. Të gjithë lojtarët e Ukrainës duan që Rusia të dënohen në të gjitha nivelet”, ka thënë Yarmolenko.

Me këtë Jarmolenko  mbështeti vendimin e UEFA-s për të përjashtuar Rusinë nga kualifikimi për Kampionatin Evropian të vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version