Telegrafi

Kapiteni i Leicesterit hyn në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

Leicester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

‘Dhelprat’ kanë triumfuar me rezultat 2-0 kundër Sevillas.

E gjithë kjo në saje të dy golave të Wes Morgan dhe Marc Albrightonit, të cilat ishin të mjaftueshme pasi që në takimin e parë pësuan me rezultat 2-1, transmeton Telegrafi.

Njëkohësisht, Morgan ka hyrë në histori të garës më elitare evropiane për klube pasi që është bërë futbollisti i parë xhamajkian që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Leicester tashmë do të pret kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvcirës. /Telegrafi/