Site icon Telegrafi

Kapiteni i Dritës e konsideron penalltinë e Plzen si të dyshimtë

Drita u eliminua nga Liga e Konferencës, pasi pësoi humbje 2-1 nga Viktoria Plzeni në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, kapiteni Rron Broja ka thënë se atyre u mungoi fati, pasi dhanë maksimumin në këtë takim.

Ai më tej e quajti edhe penalltinë si të dyshimtë, derisa Besnik Krasniqi u përjashtua me karton të kuq.

Lexo po ashtu Trajneri i Dritës i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve përkundër eliminimit

“Kemi bërë një paraqitje të mirë, por kemi pranuar një gol të lehtë me gabimin tonë”, ka thënë fillimisht Broja.

“Në përgjithësi kemi luajtur mirë dhe fati na mungoi për të fituar. Po ashtu, edhe penalltia ishte e dyshimtë”.

“Bazuar në paraqitjen që e patëm është dashur të fitojmë dhe të kalojmë tutje”, ka shtuar më tej kapiteni i Dritës. /Telegrafi/

Exit mobile version