Organizata gjermane, Sprout, ka njoftuar për largimin nga ekipi të lojtarit Rasmus “raalz” Steensborg.
Ky është ndryshimi i dytë që Sprout e bëri brenda një jave, pasi të dielën u largua anëtari afatgjatë, Timo “Spiidi” Richter dhe tani skuadra evropiane ka mbetur me vetëm tre lojtarë në formacionin aktiv.
Kapiteni raalz me origjinë nga Danimarka, u transferua në ekipin Sprout nga Lyngby Vikings në gusht të vitit 2021, duke e zëvendësuar Denis “denis” Howell.
Lojtari 27 vjeçar udhëhoqi ekipin Sprout në disa gara të mëdha të CS:GO, siç janë IEM Katowice 202, IEM Cologne 2022 si dhe ESL Pro League 15.
Nuk dihet ende nëse raalz do të bëhet pjesë e ndonjë skuadre, para se të fillojnë garat e CS:GO në mes të gushtit.
Organizata gjermanetani është në kërkim të dy lojtarëve përpara debutimit të tyre në ESL Challenger Series Season 42 Europe më 16 gusht.
Ky është formacioni i ekipit Sprout pas largimit të kapitenit raalz:
Fritz “slaxz-” Dietrich
Laurențiu “lauNX” Țârlea
Victor “Staehr” Staehr
Danny “BERRY” Krüger (trajneri)
/Telegrafi/