Kapiteni i Beneventos, Fabio Lucioni, rrezikon të përjashtohet me katër vite nga futbolli pasi ka dal pozitiv në doping.
Sipas ANSA, në gjakun e lojtarin është gjendur substanca Clostebol.
Lojtarit i është bërë testi pas ndeshjes me Torinon me 10 shtator ku skuadra e tij kishte pësuar humbje me rezultat 1-0.
Aktualisht mbrojtësi po përballet me një suspendim nga një në katër vite dënim.
Mbrojtësi që është pjesë e Benevetos që nga viti 2014 e ndihmoi klubin e tij të ngjitet për herë të parë në histori në Serie A.
Benevento është e fundit në renditje në Serie A ku pas pesë ndeshjeve nuk kanë marr asnjë pikë.
Madje skuadra e re ka shënuar vetëm një herë në këtë fillim sezoni.
Pjesë e Beneventos janë edhe Lediam Memushaj dhe Berat Gjimshiti. /Telegrafi/