Site icon Telegrafi

Kaosi në komunikacion, kolona të gjata në “Aktash”

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me kolona të gjata pothuajse çdo ditë, një problem që ka ndikuar në jetën e përditshme të banorëve të kryeqytetit. Këto kolona krijohen sidomos gjatë mëngjesit dhe pasdite, kur fluksi i makinave është më i madh.

Edhe mëngjesin e sotëm, kolona të gjata janë regjistruar në disa rrugë kryesore të qytetit, transmeton Telegrafi.

Një nga zonat më problematike është edhe lagjja “Aktash”, ku kolona të gjata janë krijuar në këtë pjesë. Përveç lagjes “Aktash”, kolona raportohet të jenë krijuar edhe në disa rrugë tjera.

Problemet me komunikacionin vazhdojnë të mbesin një nga sfidat më të mëdha për Prishtinën, ku deri tani nuk ka mundur të bëhet asnjë zgjidhje për rregullimin e problemit./Telegrafi/

 

Exit mobile version