Telegrafi

Kaos te kroatët, shkarkohet trajneri, lojtarët e marrin nën kontroll kombëtaren

Kroacia nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për botërorin “Rusia 2018”.

Kroatët kanë barazuar para shikuesve të vetë kundër Finlandës me rezultat 1-1, e cila ka bërë që t’i vështirësohen punët në kuadër të grupit I.

Lexo po ashtu Modric: Nuk e di pse po na shkaktojnë vështirësi ekipet si Kosova

Ballkanasit e shohin veten në pozitën e dytë me 17 pikë, po aq sa Ukraina në vendin e tretë dhe dy pikë më pak se Islanda në vendin e parë, ndërsa Finlanda renditet në vendin e pestë me tetë pikë.

Kjo ka bërë që t’i jepet fund edhe punës si trajner i kombëtares, Ante Cacicit, i cili është shkarkuar nga Federata e Futbollit të Kroacisë.

Ante Mise, Josip Simunic dhe Ante Cacic

Mediat kroate raportojnë se në ndeshjen e fundit ekipin kombëtar do ta udhëheqin lojtarët në koordinim me ndihmësin e Cacicit, Jospi Simunic.

Vlen të theksohet se tetë lojtarë të rëndësishëm mungojnë në skuadër, duke përfshirë edhe Marcelo Brozovicin dhe Mario Mandzukicin, të cilët u larguan nga kombëtarja shkaku i lëndimeve.

Kujtojmë se Kroacia të hënën do të takohet me kombëtaren e Ukrainës ndërsa Kosova do të jetë mysafire e Islandës. /Telegrafi/