Site icon Telegrafi

Kaos rrugëve të Athinës, ‘fluturon’ gaz lotsjellësi dhe granatat trullosese – mijëra demonstrues përleshën me policinë

Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve shpërthyen sot para parlamentit grek në Athinë.

Mijëra njerëz po protestojnë për shkak të aksidentit më të madh hekurudhor në vend, në të cilin humbën jetën 57 persona, raporton AFP.

Disa demonstrues i vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hodhën kokteje molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, transmeton Telegrafi.

Mijëra protestues u mblodhën të zemëruar pas katastrofës më të rëndë hekurudhore në vend, në të cilën vdiqën 57 persona, njoftoi policia greke.

Rreth 7,500 demonstrues dolën në rrugë pas thirrjes së studentëve, punonjësve të hekurudhave dhe punonjësve të sektorit publik, pasi shërbimet hekurudhore dhe të metrosë u paralizuan nga greva.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kërkoi falje familjeve të viktimave të dielën pas katastrofës, e cila shkaktoi zemërim të gjerë.

“Si kryeministër u detyrohem të gjithëve një falje dhe më duhet të kërkoj falje familjarëve të viktimave”, ka shkruar ai në një mesazh drejtuar kombit. /Telegrafi/

Exit mobile version