Para fillimit të seancës së Kuvendit Komunal të kryeqytetit serb, Beogradit, hyrja e ndërtesës është bllokuar nga këshilltarët e qytetit, si dhe qytetarët me pankarta. Të mbledhur janë kundër prishjes së Urës së Vjetër të Savës.
Pjesëtarët e policisë kanë qëndruar në hyrje të sallës së kuvendit dhe në një moment ka pasur edhe një shtytje me qytetarët dhe këshilltarët e mbledhur, raporton nova.rs.
Qytetarët mbanin pankarta me mbishkrimet “Nuk lëviz, dua të jetoj në bllokun 4”, si dhe “Nuk do të na murojnë! Blloku 4”.
Naprednjački batinaš kaže hoćeš jedan na jedan❗️ pic.twitter.com/sO9ujZDXeD
— Stefan Janjić (@advokatjanjic) December 25, 2024
Nisma “Ura mbetet”, e cila po kundërshton shembjen e Urës së Vjetër të Savës, u bëri thirrje qytetarëve dhe këshilltarëve të opozitës që të bllokojnë seancën ku duhet të vendoset buxheti i qytetit për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, ngjyrë e kuqe u derdh para Kuvendit të Qytetit të Beogradit.
Ndryshe, komuna ka vendosur shembjen e urës, simbol i qytetit, për të vazhduar me projektin “Beograd në ujë”. /Telegrafi/