Telegrafi

Kaos në Verona teksa aksionet e Settit u kapën në hetimin për falimentim

Guardia di Finanza ka sekuestruar përkohësisht shumicën e aksioneve të Maurizio Settit në Hellas Verona pasi presidenti i klubit është nën hetim për falimentim.

Policia Financiare Italiane lëshoi një deklaratë të mërkurën se shumica e aksioneve të Settit në Verona janë sekuestruar.

Vendimi u mor nga prokurori i Bolonjës pas falimentimit të një kompanie të lidhur me kompaninë Holding të Setti dhe Verona, Star Ball Srl, e cila zotëron 100 për qind të aksioneve në klubin e Serie A.

Presidenti i Veronas dyshohet se ka kaluar kontrollin e klubit nga kompania e parë para falimentimit te Star Ball Srl.

Setti nuk ka më kontrollin e shumicës së aksioneve të klubit dhe gjyqtari i Bolonjës për hetimet paraprake ka emëruar kontabilistin Stefano Reverberi si personin përgjegjës për aksionet e Veronës.

Më herët në dhjetor, Verona mohoi një hetim për mashtrim tatimor pas raportimeve për sekuestrimin e dokumenteve në selinë e klubit. /Telegrafi/