Në Kuvendin e Serbisë është duke mbretëruar një situatë e tensionuar, ku pak qaste me parë deputetët e këtij parlamenti ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e bombola tymi.
Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, transmeton Telegrafi.
Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë.
Por derisa kryeparlamentarja Ana Brnabiq po konstatonte numrin e deputetëve që votuan ligjet e propozuara, filloi kaosi.
Deputet filluan me hedhjen e mjeteve të forta si shishe, shkopinj dhe madje shkuan deri në konfrontim fizik.
Duke parë se situata doli nga kontrolli, sigurimi i parlamentit u fut brenda për ta qetësuar paksa situatën. /Telegrafi/
MILOČAJ!!! ⛽️ pic.twitter.com/HDzgMVAbEo
— Djordje Stanković (@djordjes89) March 4, 2025
Počeo je pretres. Prvi je reč dobio ministar Vulin.#Skupština pic.twitter.com/6QhlEgi75m
— Otvoreni Parlament (@O_Parlament) March 4, 2025
OVA SKUPŠTINA će nastaviti da radi pic.twitter.com/j7fUUm9O2o
— Jovana Polic (@JovanaPolic) March 4, 2025