Site icon Telegrafi

Kaos në Kolumbi, ushtria në rrugë – vdesin edhe katër protestues anti-qeveritar

Ivan Duka njoftoi se do të dërgonte ushtrinë në provincën perëndimore të Vale del Cauca, pasi katër persona të tjerë u vranë dje në protestat anti-qeveritare.

“Vendosja e ndihmës ushtarake në policinë kombëtare në Kali dhe provincën e Kauka do të fillojë sonte”, tha Duka në një mesazh televiziv të premten, raporton aljazeera.

Ai shtoi se do të dërgonte më shumë se 7,000 anëtarë të ushtrisë në atë zonë, por ai nuk dha më shumë detaje gjersa më herët, Guvernatori Kauke njoftoi futjen e shtetrrethimit nga sot në 7 pasdite.

Katër persona humbën jetën të premten në Kali dhe rrethinat e tij në tubimet në të cilat dhjetëra mijëra njerëz protestuan dhe bllokuan rrugët në të gjithë vendin.

Demonstratat e fundit janë një vazhdim i atyre që filluan më 28 prill për shkak të reformës së njoftuar të taksave, por që nga ajo kohë arsyet e pakënaqësisë janë zgjeruar duke përfshirë një numër më të madh të kërkesave ndaj autoriteteve.

Qeveria ka konfirmuar se një total prej 17 civilësh janë vrarë në protesta që nga e enjtja dhe organizatat e të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë dhjetëra të tjerë, ndërsa vdekja e dy oficerëve të tjerë të policisë ka qenë gjithashtu e lidhur me demonstrata.

Negociatat midis qeverisë dhe udhëheqësve të protestës, duke përfshirë udhëheqësit e sindikatës që formuan një komitet greve kombëtar, janë aktualisht në pritje.

Ministria kolumbiane e Financave vlerëson se protestat dhe bllokimet e rrugës i kanë kushtuar vendit 2.68 miliardë dollarë deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version