Telegrafi

Kaos në Bagdad, mbështetësit e liderit shiit Moqtada al Sadr futen në pallatin presidencial

Mbështetësit e Moqtada al Sadr, lideri shiit janë futur sot në kuadër të protestave masive në Zonën e Gjelbër në Bagdad të Irakut.

Ata janë inspiruar në ngjarjet e Shri Lankës – duke u futur në rezidencën presidenciale dhe filluan të demolojnë gjithçka, transmeton Telegrafi.

Forcat e sigurisë nuk kanë arritur të ndalin mbështetësit e al Sadr, mbi të cilët madje është hapur zjarr, por pa ndonjë sukses.

Madje brenda pallatit presidencial ku janë mbledhur demonstruesit, është hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në videot që janë publikuar në rrjetet sociale pranë pistës së helikopterit të ambasadës amerikane që gjendet brenda kompleksit të Zonës së Gjelbër, është parë helikopteri duke u ngritur në ajër që kryesisht përdoret për evakuimin e personelit. /Telegrafi/