Sulmuesi i Brighton, Kaoru Mitoma, ka dëshmuar edhe një herë se është një nga lojtarët më në formë të Ligës Premier, pas një goli të bukur nga distanca në përballjen e tyre kundër Leicester City.
Reprezentuesi japonez, i cili iu bashkua Brightonit nga skuadra League J1, Kaëasaki Frontale në vitin 2021 për 2.5 milionë funte, është bërë një i preferuar i tifozëve në sezonin e tij të rëndësishëm në Amex Stadium.
Dhe sot (e shtunë) pasdite, Mitoma vazhdoi formën e tij mbresëlënëse me një gol të jashtëzakonshëm.
Ai preu brenda nga e majta dhe bëri një goditje të fortë nga jashtë zonës për të lënë portierin e Dhelprave, Danny Ward, pa asnjë shans mes shtyllave.
#mitoma #Brighton goal pic.twitter.com/TyVeOYG41Y
— つっち~ (@debubumoon_gold) January 21, 2023
Goli i Mitoma erdhi në minutën e 27-të dhe dërgoi Brigtonin në epërsi 0-1.
Me këtë gol, japonezi shkoi në kuotën e katër golave, teksa ka edhe një asistim deri tani këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/
Y'all watching Mitoma? What a player! pic.twitter.com/Cstun4ghfj
— Local GaddafY 🦅 (@GaddafiY__GB) January 21, 2023