Kaon Kurshumlija, një yll i ri i futbollit nga Kosova, është bërë pjesë e akademisë së njohur Dyrrah City Football Academy, e cila menaxhohet nga City Football Group.
Kurshumlija, i cili është vetëm 14 vjeç, ka treguar potencial të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij të hershme.
Ai ka qenë pjesë e KF Vëllaznimit për 6 vjet, ku ka luajtur si qendër sulmues në ekipin U15.
Gjatë kësaj periudhe, Kaon ka ndihmuar ekipin të arrijë rezultate të shkëlqyera dhe ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në fushë.
Lojtari i talentuar është i vetmi kosovar deri më tani në ekip, derisa synon të dëshmojë vetën, siç bëri tek KF Vëllaznimi, derisa është fotografuar me shefin e operacioneve tek City, Gavin Rhodes.
Ky transferim është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe mund të hapë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të talentit të tij në futbollin ndërkombëtar. /Telegrafi/