Nën drejtimin e trajnerëve Ismail Fazliu dhe Visar Hoxhës e në mbikqyrje të babait, Danina Rexhepi po arrin suksese të mëdha në karate.
Në stilin “KATA” ajo ka shënuar disa suksese së fundmi.
Fillimisht ajo fitoi vendin e parë në Strugë më 5 tetor.
Ajo zuri vendin e parë edhe në Gjilan më 20 tetor të këtij viti, duke vazhduar serinë pozitive.
Se sukseset nuk po ndalen për të e tregon edhe fitorja e fundit në Maqedoni më 3 nëntor, ku e zuri vendin e parë.
Vërtet duket se Danina Rexhepi është një e ardhme e sigurt për Kosovën në sportin e karatesë. /Telegrafi/