Thonë që mashkulli ideal është si UFO, të gjithë flasin për të, dikush beson se ekziston, por askush se ka parë!
Çfarë kanë të përbashkët Casanova dhe Princi i Kaltër që nxit atë kimi dashurore që e bën një femër t’i rrahë zemra më shpejtë dhe t’i dridhen gjunjët? Si e imagjinojnë ato Zotërinë Ideal?
E vërteta është çdo femër ka standardet e veta në bazë të së cilave vlerëson mashkullin e saj ideal.
Megjithatë, në bazë te një studimi të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar femrat e imagjinojnë kështu:
Mashkulli perfekt duhet të jetë i gjatë 185 cm, me flokë të zeza të shkurtra, sy gjelbër dhe trup atleti, me shkollë të lartë etj, shktruan Anabel. Por më e rëndësishmja: Të gjitha femrat e imagjinojnë mashkullin ideal të veshur me shumë stil!
Sigurisht sepse veshja zë një pjesë shumë të rëndësishme, është impakti i parë, ajo flet për ju!
Prandaj nëse nuk jeni 185 cm dhe nuk keni trup atleti të paktën vishuni me stil! Zgjidhni veshjet e duhura! /Telegrafi/