Site icon Telegrafi

I kanë milionat – por Thomas Lemar dhe Yannick Carrasco shkojnë në stërvitje te Atletico me makinë të vjetër

Sulmuesi i Atletico Madridit, Yannick Carrasco përfundoi duke vozitur një makinë të modelit të vjetër për të arritur në stërvitje të skuadrës.

Spanja është goditur nga të reshura të dendura dëbore, veçanërisht në kryeqytet, duke vështirësuar lëvizjen në komunikacion.

Si rezultat, kjo do të thoshte që disa nga lojtarët e Diego Simeones nuk mund të shkonin në stërvitje dhe klubit iu desh të dërgonte makina 4×4 për t’i marrë nga shtëpitë e tyre.

Por, ishte një tjetër alternativë e zgjedhur nga Carrasco. Ai huazoi një Fiat Panda të vjetër nga një fqinj i tij, pasi makina arrinte të qarkullonte mirë në borë.

Ish-lojtari i Monakos mori shokët e ekipit Thomas Lemar dhe Simon Versajko, me Marcos Llorente që postoi treshen duke vozitur makinën e modelit të vjetër për në Wanda Metropolitano.

Kur ta mendosh se lojtarët përfitojnë miliona euro në sezon dhe të vozisin makina të vjetra për të shkuar në stërvitje, është sa qesharake, po aq edhe interesante. /Telegrafi/

Exit mobile version