Ky gol kishte fituar çmimin si goli i vitit nga BBC, por kjo rutinë e goditjeve të dënimit u ndalua në fund të sezonit.
Ky truk unik dhe gol ishte realizuar në ndeshjen mes Evertonit dhe Coventry City në në tetor të vitit 1970.
Ishte një lëvizje e para-planifikuar dhe e luajtur në perfeksion nga skuadra e Coventryt. Ndërsa muri u rreshtua, Eillie Carr i Coventry – qëndroi mbi top dhe papritmas e kapi topin midis dy këmbëve dhe e hodhi në ajër.
Sulmuesi Ernie Hunt goditi me të parën dhe topi shkoi në rrjetë, duke e kthyer në një super gol, që mori vlerësim të madh në atë kohë.
Everton sigurisht që u kap plotësisht i pavetëdijshëm nga rutina e ekipit kundërshtarë, teksa prisnin një goditje tradicionale.
Megjithatë, autoritetet e futbollit e ndaluan pasimin me të dyja këmbët në goditje e dënimit në atë vit.
Coventry e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1, me Hunt (i cili vdiq në vitin 2018) kishte shënuar një dygolësh në këtë takim.
Megjithatë, nuk do të shihnim më kurrë një gol të tillë si ai që shënoi ndaj Everton.
Më e afërta që ndoshta tifozët e Ligës Premier e kanë parë në epokën e re është goditja e lirë e Matt Le Tissier, e cila ishte shumë bukur, por ngritjen e topit ai e bëri vet.
Goditja e Carr dhe Hunt mbetet e pakrahasueshme dhe nëse FA ose FIFA lehtësojnë rregullat për këtë llojë goditje, do të shihnim më shumë gola të tillë spektakolare. /Telegrafi/