Wayne Rooney e konsideron ende të çuditshme që fitorja dramatike e Manchester Cityt në xhiron e fundit ndaj Queens Park Rangers nuk është vënë kurrë në dyshim.
Kanë kaluar 11 vjet që kur City mposhti rivalin lokal Manchester United në titullin e tyre të parë të ligës në 44 vjet pasi Sergio Aguero shënoi golin e fitores në minutën e 93-të.
“Paddy Kenny duhet të kishte bërë më mirë te disa gola që pranoi”, deklaroi Rooney për The Sun. “City shënon golin e dytë dhe QPR ia kthen direkt dhe kjo nuk është vënë kurrë në dyshim – më duket e çuditshme”.
Gifted straight to them pic.twitter.com/LqUsP1edT9
— Duke Of Wakefield (@DukeOfWakefield) May 16, 2022
“Djibril Cisse po feston pas ndeshjes me lojtarët e Cityt, por po, dëgjo, është një moment historik në Ligën Premier, kështu që jam i sigurt se, nëse nuk përfshihesh si lojtar i Manchester United, ky është ndoshta një nga momentet më të bukura në ligë”.
Kenny, i cili ishte në portënë atë ditë të famshme në Etihad, iu përgjigj komenteve të Rooney në maj të vitit të kaluar me një foto të Agueros duke festuar golin e triumfit.
🤣🤣 wasn’t even bothered about diving to be fair 🤣🎣🎣 pic.twitter.com/slvqzWBN4K
— Paddy Kenny (@paddykenny17) May 18, 2022
Në Stadium of Light atë ditë, një gol i Rooneyt e ndihmoi United të mposhtte Sunderlandin 1-0, por lajmet u filtruan shumë shpejt se City kishte shënuar në minutat shtesë golin e triumfit, për të mposhtur Unitedin në garën për titull.
Në fakt, një numër i tifozëve të Sunderlandit festuan agoninë e United duke bërë Poznan; një festë e realizuar nga tifozët e Cityt. /Telegrafi/
It serves Sunderland FC right. pic.twitter.com/3bY6OiWLnV
— SloaneRanger (@Ha99ibal) April 29, 2017