Site icon Telegrafi

Kanë filluar punimet e njërës ndër rrugët kryesore në Gjilan, do të mbyllet vetëm njëra korsi

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës ndër rrugët kryesore të qytetit (rruga “Adem Jashari”), derisa bëhet e ditur se rruga nuk do të jetë e bllokuar tërësisht, por vetëm njëra korsi.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se përveç rrugës sipas standardeve të lejuara, do të ndërtohet edhe trotuari dhe po ashtu do të jenë edhe 80 vend parkingje për automjete.

“Punimet do të realizohen në dy pjesë, faza e parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë dhe faza e dyte deri te Xhamia e Madhe. Lidhur me këto punime janë zhvilluar diskutime jo të pakta me banorët e bizneset dhe punët do të kryhen në një afat sa më optimal”, thuhet në komunukatë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se projekti ka shifrën e 248 mijë euro dhe sipas tij, rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës.

“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version