Telegrafi

Kanë arritur inspektorët e UEFA-s në Stadiumin e Prishtinës

Stadiumi i Prishtinës ishte kthyer në fjalën kryesore gjatë muajit të kaluar pasi që klubi i Prishtinës kishte kërkuar që të zhvillohet ndeshja e fundit kampionale me Prishtinën.

Por, në një marrëveshje mes MKRS dhe UEFA-s shkruan se stadiumi nuk mund të shfrytëzohet deri në fillim të muajit gusht.

Gjatë javës së kaluar ishte paralajmëruar ardhja e disa inspektorëve për të shikuar punët që janë kryer në stadiumin e kryeqytetit.

Lexo po ashtu Marrëveshja UEFA-FFK: Asnjë ndeshje nuk lejohet të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës së paku deri në muajin korrik

E sot (e martë) kanë arritur disa zyrtar të Federatës Evropiane, ku do të qëndrojnë gjatë ditës në Prishtinë dhe do të vlerësojnë punën që është kryer në stadium.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar shkurtimisht nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Sot kanë ardhur në Prishtinë inspektorët e UEFA-s. Ata do të shikojnë punët që janë kryer në stadium”, tha Ademi.

Kujtojmë se në një shkresë mes FFK-së dhe UEFA-s, të siguruar prej Telegrafit, shkruhet se nuk do të mund të zhvillohen takimet pa pranim teknik nga ana e zyrtarëve të saj. /Telegrafi/