Site icon Telegrafi

Kanë 318 mjekë dhe një pajisje për testet PCR: Ky shtet ka regjistruar vetëm një vdekje nga COVID-19

Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur nga coronavirusi. Kjo është shumë e habitshme duke qenë se është një nga vendet më të varfra në botë.

Pas shpërthimit të pandemisë, Butani dukej i papërgatitur për të. Sidoqoftë, është provuar të jetë shumë e suksesshme në luftimin e përhapjes së virusit.

Ky vend me më shumë se 760 mijë banorë ka arritur ta bëjë këtë pavarësisht se ka një numër të vogël të punëtorëve shëndetësorë. Gjegjësisht, ata kanë vetëm 318 mjekë, tre mijë punonjës të tjerë shëndetësorë dhe një pajisje PCR, raporton cnn.

Vdekja e parë e shkaktuar nga virusi u regjistrua në janar të këtij viti. Një burrë 44-vjeçar, i cili më parë kishte pasur probleme të tjera shëndetësore, ka vdekur.

Edhe para kësaj pandemie, Butani ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të qenë më i përgatitur nëse shfaqet një virus. Pra, në nëntor të 2019, ata kryen një simulim të evakuimit nga aeroplani në të cilin udhëtarët dyshohet të jenë të infektuar me coronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan Johns Hopkins, 866 persona të infektuar janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version