Telegrafi

Kandidati për president të Panamasë, filmon momentin kur helikopteri brenda të cilit ishte rrëzohet në xhungël

Ky është momenti kur kandidati për president të Panamasë, “mashtron vdekjen” kur helikopteri i tij rrëzohet në një xhungël dhe i mbijeton këtij rrëzimi.

Dimitri Flores, avokat që është kandidat për president në zgjedhjet e 2024, po udhëtonte me helikopter nga Changuinola në veri të vendit, kur ndodhi aksidenti, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë janë realizuar brenda kabinës së helikopterit që fluturonte mbi male, dhe në një moment godet një shkëmb si rezultat i mjegullës së dendur.

Flores kërkoi ndihmë në rrjetet sociale – duke habitur të gjithë se si është e mundur që edhe pas rrëzimit shpëtoi pa as lëndimin më të vogël.

Megjithatë ekipet e kërkim-shpëtimit e gjetën pas tri orëve, së bashku me pesë anëtarët e tjerë të ekuipazhit. /Telegrafi/