Site icon Telegrafi

Kandidati i LDK-së lëshon studion, gazetari i kërkon të mos gënjej (Video)

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri pas përplasjes me kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizi, ka lëshuar studion e emisionit “Debat” në RTV Dukagjini.

“Nëse vazhdon kështu unë ta lëshoj debatin” i është drejtuar gazetarit Fidan Rama, Xhafer Tahiri, i cili ka akuzuar gazetarin se është subjektiv në këtë rast “ju më herët keni pirë kafe së bashku”, ka vazhduar Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit Rama duke i thënë Tahirit që të mos gënjejë publikisht.

“Pse po gënjen publikisht z.Tahir, lëshoje debatin dhe vazhdo”, i ka thënë Rama-Tahirit. /Telegrafi/

Exit mobile version