Site icon Telegrafi

Kandidatët e Partisë së Drejtësisë për deputetë marrin mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), prof. dr Ferid Agani, me dy kandidatët për deputetë, mbrëmë kanë qëndruar në Mitrovicës, ku janë takuar me qytetarët e këtij qyteti për të shpalosur programin politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Kreu i PD-së, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Mitrovicës tha se “Të gjithë jemi koshient për sfida të mëdha, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, qytetarët e saj”.

“Partia e Drejtësisë gjithmonë ka qenë e udhëhequr me parimin mbi të gjitha është e vërteta dhe mbi të gjitha duhet të jetë drejtësia. Të vërtetën dhe drejtësinë e garantojnë njerëzit e dëshmuar, njerëzit me themel, familjar, me vlera morale të personifikuar në ta si individ dhe në familjet e tyre”.

“Kur jemi përcaktuar për koalicion parazgjedhor, jemi përcaktuar për një koalicion, i cili do të ketë energji të mjaftueshme, vullnet, vendosmëri, që këto sfida të cilat i përmenda t’i tejkalojmë në mënyrë të vendosur dhe të njëjtin vizion duke parë përpara e jo duke u marrë me të shkuarën”, u shpreh Kryetari Agani.

Kandidati për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, qytetarëve të Mitrovicës, iu drejtua me një fjalim tha se “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase”.

“Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë, institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së, kjo është dëshmuar viteve të kaluara, ku kryetari i Partisë në detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit dha kontributin e çmueshëm për ngritjen, avancimin e shëndetësisë kosovare. Padyshim se kjo rrugë do të vazhdon drejtë realizimeve, projekteve të cilat i ka filluar Partia e Drejtësisë me kryetarin e saj. Do të bëjmë përpjekje maksimale që programin e partisë ta shtrijmë edhe në rrafshin arsimor, ta fuqizojmë komponentën edukativo-arsimore, që po i mungon Kosovës. Do të mundohemi që të jemi zë i fuqishëm dhe t’i kryejmë detyrat dhe të jemi në shërbim të popullit”, tha Sejdiu.

Ndërsa, në fjalën e saj kandidatja për deputete nga radhët e PD-së Mejreme Uka deklaroi se do të jetë një zë i fuqishëm për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, vlerat kombëtare e fetare, do të jem në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë.

Exit mobile version