Site icon Telegrafi

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e shumëfishtë e botës në fitnes dhe bodybuilding, Getta Beqa, ka ngritur shqetësimin e imitimit të paketimeve të Mishit të Freskët të pulës nga Perutnina Ptuj që ajo e konsumon bashkë me familjen. 

Për vite të tëra Getta Beqa i ka kushtuar kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. 

Ajo ka treguar se sekreti i suksesit të saj është përveç punës së palodhshme, edhe mënyra se si ushqehet, e ku në rutinën e saj ushqimore gjenden produkte natyrale. 

Ndër sekretet e suksesit të saj është pikërisht konsumimi i Mishit të Freskët nga Perutnina Ptuj, një produkt që njihet gjerësisht si mish i freskët i pulës Pa Hormone dhe Pa Antibiotik, e që trupit i ofron vetëm proteina të pastra. 

Tashmë në treg gjenden produkte që imitojnë paketimin dhe duken të ngjashme me produktin e vërtetë që konsumon Getta Beqa dhe tashmë ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke ngritur këtë shqetësim dhe duke u bërë thirrje konsumatorëve që të kenë kujdes. 

“Vërtet m’ka ra me pa shumë imitime të bizneseve të ndryshme. E dimë ne që imitimi asnjëherë nuk është i njejtë si origjinali”. 

“Por, çka më shqetësoi shumë është që erdha me ble mishin e freksët të Perutninës dhe e pashë që kanë sjellë edhe imitim të mishit të freskët. OMG, d.m.th. ky është përnime një alarm. Shyqyr që kemi rrjetet sociale dhe nuk biem pre e mashtrimeve të ndryshme”. 

“E dimë se mishi i freskët i Perutnina Ptuj është produkt cilësor dhe 100% me origjinë nga Sllovenia dhe është pa hormone, është natyral. Sidomos ne që kemi fëmijë, çka po servojmë në tryezat tona d.m.th. kujdes, të mos biem pre e mashtrimeve”, u shpreh Getta Beqa në një reagim të publikuar në Storyn e saj në Instagram.

Exit mobile version