Trepça ’89 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonin pranveror ndaj Drenicës.
Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Trepça ’89 ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Takimi i këtyre dy skuadrave sjelli shumë raste për gol dhe një lojë pa kalkulime, por në fund ishin vendasit ata që iu gëzuan fitores.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste, me vendasit që sulmuan me anë të Argjend Mustafës (7’) dhe Shpëtim Idrizit (13’) dhe Drenica me anë të Granit Arifajt (33’), por pa pasur sukses në asnjërin rast.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi dy minuta para fundit, ku ishte mbrojtësi Përparim Islami, i cili mposhti portierin Burim Sadiku pas asistimit të Idrizit dhe skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Drenica u mundua të barazoj rezultati disa herë, por dështoi, pasi vendasit ishin të vendosur mirë në fushë dhe provonin të gjenin edhe golin e dytë me qetësi.
Atë edhe e gjetën në minutën e 65, ku kësaj radhe ishte mesfushori i ri, Florent Hasani, i cili dyfishoi epërsinë.
Deri në fund të ndeshjes, mitrovicasit shënuan edhe dy gola me anë të Fiton Hajdarit (88′, 90′).
Pas 90 minutave, Trepça ’89 fitoi me rezultat 2-0 dhe kështu rriti diferencën me ndjekësit e tjerë. /Telegrafi/