Trepça’89 ka mposhtur Dritën në miqësoren e sotme me rezultat 2-1.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka zhvilluar një ndeshje tejet cilësore, përkundër se ishte e karakterit miqësor, njëjtë edhe Drita që u angazhua mjaft.
Florent Hasani dhe Kushtrim Lushtaku shënuan për fitoren e ‘89-shit.
Sulmuesi i ardhur nga Besa e Pejës, Kastriot Rexha, realizoi golin e vetëm për ekipin e Dritës në humbjen e tyre 2-1. /Telegrafi/