Bayern Munich ka shënua fitore ndaj PSG me rezultat 1-0 në “Parkun e Princave” në kuadër të cerekfinales së dytë, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje.
Kjo pasi ndeshja e parë e zhvilluar në “Allianz Arena” iu kishte takuar francezëve që si mysafir shënuan fitore me rezultat 3-2 dhe falë golave si mysafir kaloi tutje.
Edhe ndeshja e sotme, doli të jetë internate, pasi që rastet nuk munguan nga të dyja anët, por gola kishte më pak.
Kylian Mbappe provoi i pari në minutën e tretë të ndeshjes, por pa sukses.
Bayern Munich rrezikoi në minutën e 27-të, kur Joshua Kimmich gjuajti drejt portës, por as ky nuk ishte i saktë.
Pas këtyre dy raste ishte momenti i Neymar i cili rrezikoi tri herë portën e Manuel Neuer, ku dy here prej tyre goditi edhe shtyllën.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382055828094545922
Kur nuk konkretizohen rastet, pason dënimi dhe Bayern Munich është ekspert në këtë drejtim.
Maxim Chuopo Moting shënoi në minutën e 41-të me kokë, pas një topi të thyer nga portieri.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382056234669457411
Krejt në fund rast të mirë kishte edhe David Alaba, por Keylor Navas ishte në vend.
Në pjesën e dytë ishte sërish Bayern Munich që rrezikoi i pari me Alaban, por sërish pa sukses.
Në minutën e 54-të Angel di Maria rrezikoi për PSG-në, ndërsa Thomas Muller pas tetë minutash humbi një super rast, kur portieri Navas ia mohoi golin.
Mbappe gjeti golin në minutën e 79-të, por u anulua për pozitë jashtë lojës.
Në anën tjetër te Bayern rrezikoi Leroy Sane, por gjuajtja e tij e bukur shkoi afër shtyllës në minutën e 84-të.
Deri në fundin e ndeshjes nuk kishte më gola, gjë që bëri që PSG ta sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/