Telegrafi

Kampioni s’merr pjesë në Ligën Ballkanike

Kampioni i fundit i ligës ballkanike në basketboll (BIBL), Beroe edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në stinorin e ri, të dhjetin me radhë, të kësaj gare.

Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e BIBL, ndërsa ekipi bullgar po koncentrohet në FIBA Europe Cup, ku kërkon që të arrijë fazën grupore, pasi që tenton të kalojë kualifikimet.

Beroe në finalen e fundit të BIBL kishte mposhtur ekipin e Kumanovës, për tu bërë kampion për herë të parë në këtë ligë.