Telegrafi

Kampioni i Kosovës poshtëron atë të Maqedonisë

Kampioni i Kosovës, Feniksi e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Futsal Cup ndaj kampionit të Maqedonisë, Zelezarec me rezultat 5:0.

Marcelo (2), Alibegu (2) dhe Mejzini shënuan golat për Feniksin.

Kësisoj, ekipi nga Drenasi bashkë me kampionin e Azerbajxhanit, Araz Naxçivan i prijnë renditjes me nga tri pikë, derisa Zelezareci dhe Tbilisi State janë pa pikë.

Në këtë mënyrë, Feniksi ka dëshmuar edhe njëherë kualitetin e lartë dhe me lojën e treguar në kuadër të Grupit 2 dhe tani është afër që ta kalojë atë.

Kujtojmë se nga grupi kalojnë dy ekipet e para.