Bayer Leverkusen, kampioni aktual i Bundesligës, do të aktivizojë një klauzolë në kontratën që ka me sponsorin dhe furnizuesin e fanellave Castore, dhe atë vetëm dy vjet pas nënshkrimit të një bashkëpunimi shumëvjeçar me ta.
Shkak për ndërprerjen e bashkëpunimit është bërë puna e organizuar keq e sponsorit britanik, për shkak të së cilës klubi gjerman nuk realizon fitime financiare, sipas mediave gjermane dhe angleze.
Ajo që paraqet problem për Bayer Leverkusen është se sponsori nuk është në gjendje të përballojë kërkesën për fanellat.
Për shembull, fanella e klubit si mysafir është shitur prej javësh, por tifozët ende nuk kanë arritur të marrin të rejat, thekson Kicker.
Bayer Leverkusen will activate an option to end the contract with jersey supplier ‘Castore’ prematurely after just 2 years. This is not because of issues with the quality, but rather the massive supply problems that led to the jerseys being out of stock. As a result, the fans at… pic.twitter.com/jaQNsU6e79
— WerkselfXtra (@bayer04Xtra) August 1, 2024
Klubi është i sigurt se një furnizues tjetër do ta kishte zgjidhur këtë problem shumë kohë më parë dhe se fitimet nuk do të ishin ndërprerë.
Ndërkohë tifozët në ndeshje vijnë me fanella të kombëtares gjermane me emrat e lojtarëve të preferuar në shpinë. Kjo nuk është aspak ajo që donte klubi dhe rrjedhimisht erdhi ideja e ndryshimit të sponsorëve.
Adidas dhe New Balance kanë filluar menjëherë bisedimet me klubin kampion të Gjermanisë.
Megjithatë, ka një anë tjetër të historisë, për të cilën është shkruar tashmë . Klubet u ankuan për produktet e tyre, pasi fanellat djerësiteshin pas dhjetë minutash, rëndohen dhe vështirësojnë lëvizjen e lojtarëve. Po kështu gjatë sezonit të kaluar, fanellat e Castores griseshin shumë lehtë dhe bashkë me grisjen e fanellave, ndodhi që të binte edhe emblemat e klubit.
Për më tepër, fansat janë ankuar edhe për probleme me porositë. Një tifoz i Newcastle porositi fanellën e Joelinton me numrin 7 në shpinë dhe mori fanellën e Kieran Trippier me atë numër.
Një tjetër tifoz porositi një fanellë të Joelinton dhe një të Fabian Schar, dhe Castore i dërgoi atij dy nga fanellat e Joelinton. /Telegrafi/