Telegrafi

Kampioni e nis me humbje Botërorin, Gjermania mposhtet nga Meksika

Festa e Lozanos pas golit të fitores (Getty Images)

Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur nga Meksika me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë aktive nga të dyja skuadrat, por me Meksikën për një nuancë më e mirë duke krijuar më shumë raste.

Përkundër rasteve të shumta të krijuara vetëm një përfundoi në gol në minutën e 35-të të ndeshjes duke befasuar Gjermaninë.

Festa e Meksikës pas golit të Lozanos (Getty Images)

Ishte sulmuesi i talentuar, Hirving Lozano, i cili shënoi një supergol për 0-1 pasi më parë u shërbye nga Chicharito dhe me epërsi qoi ekipin e tij në pushim.

Në pjesën e dytë, Gjermani e mori lojën në dorë duke menaxhuar lojën dhe duke krijuar më shumë raste për gol.

Skuadra e Joachim Low provoi me Joshua Kimmich, Thomas Muller dhe Timo Werner, por pa pasur fat të gjejnë rrugën e rrjetës.

Gjermania nuk pati fat ta gjej golin (Getty Images)

Kështu, pas 90 minutave lojë Meksika befason Gjermaninë duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Tani kë këtë grup, Meksika ka primatin me tri pikë, ndërsa nesër (e diel) zhvillohet ndeshja tjetër në mes të Suedisë dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/