Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur nga Meksika me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë aktive nga të dyja skuadrat, por me Meksikën për një nuancë më e mirë duke krijuar më shumë raste.
Përkundër rasteve të shumta të krijuara vetëm një përfundoi në gol në minutën e 35-të të ndeshjes duke befasuar Gjermaninë.
Ishte sulmuesi i talentuar, Hirving Lozano, i cili shënoi një supergol për 0-1 pasi më parë u shërbye nga Chicharito dhe me epërsi qoi ekipin e tij në pushim.
Në pjesën e dytë, Gjermani e mori lojën në dorë duke menaxhuar lojën dhe duke krijuar më shumë raste për gol.
Skuadra e Joachim Low provoi me Joshua Kimmich, Thomas Muller dhe Timo Werner, por pa pasur fat të gjejnë rrugën e rrjetës.
Kështu, pas 90 minutave lojë Meksika befason Gjermaninë duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Tani kë këtë grup, Meksika ka primatin me tri pikë, ndërsa nesër (e diel) zhvillohet ndeshja tjetër në mes të Suedisë dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/