Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada mund të ndërroi skuadër.
Pas paraqitjeve mjaftë të mira me skuadrën e tij Sandhausen, Paqarada ka marrë një ofertë të rëndësishme.
Është fjala për skuadrën e njohur gjermane Hannover 96 që është në tentativë për ta transferuar atë.
Sipas medieve gjermane, Hannover ka filluar bisedimet me klubin e Paqarades, Sandhausen për transferimin e tij.
22-vjeçari ka bërë tri asistime këtë edicion në Bundesligën e dytë gjermane.
Transferimi i tij tek Hannover mund të kryhet për një shumë rreth një milionë euro.
Kujtojmë që Hannover është kampione e dyfishtë e Gjermanisë ndërsa aty luan edhe anëtari tjetër i Përfaqësueses së Kosovës, Valmir Sylejmani. /Telegrafi/