Telegrafi

Kampioni dominon dhe mposht me lehtësi skuadrën serbe

Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Crvena Zvezdën me rezultat 3-1.

Kampioni në fuqi i Evropës e ka dominuar skuadrën serbe, megjithatë ka pësuar e para gol përkundër disa tentimeve.

Ishte minuta e 45-të e ndeshjes kur Osman Bukari ka kaluar mysafirët në epërsi duke shkaktuar befasi në Etihad Stadium.

Me epërsinë minimale të mysafirëve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm për Cityn, ku në minutën e 47-të të ndeshjes barazuan rezultatin në 1-1 pasi Julian Alvarez realizoi pas asistimit nga Erlind Haaland.

Kur kaluan një orë lojë, sulmuesi argjentinas Julian Alvarez realizoi golin e dytë personal për epërsinë e parë të Cityt 2-1.

Dominimi i Cityt u shpagua me një tjetër gol në minutën e 73-të, kur kësaj radhe shënoi mesfushori spanjoll Rodri për 3-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe City e filloi me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi prinë në Grupin G me tre pikë sa ka edhe RB Leipzig që mori fitore 1-3 në udhëtim te YB Bern. /Telegrafi/