Telegrafi

Kampioni i botës në League of Legends thuhet se do të nënshkruaj me Team Liquid

Sipas Blix, ylli Hong ‘Pyosik’ Chang-hyeon është afër nënshkrimit me ekipin Team Liquid.

Koreani i cili fitoi kupën e botës në League of Legends me ekipin DRX, siç duket është duke kërkuar një shtëpi të re.

Pyosik së fundmi konfirmoi gjatë një transmetimi se ai do të largohej nga Koreja për shkak të pamundësisë për të gjetur një ekip për sezonin 2023 LCK.

A do të futet Pyosik në Team Liquid sigurisht që do të kuptohet së shpejti, duke marrë parasysh listën koreane që organizata amerikane dëshiron ta formoj.

Ekipi ka konfirmuar tashmë nënshkrimin e Jang ‘MaRin’ Gyeong-hwan si trajner i ri i ekipit, dhe sipas reporterit të pavarur Brieuc ‘LEC Wooloo’ Seeger, Park ‘Summit’ Woo-tae do t’i bashkohet ekipit gjithashtu.

Edhe pse ende nuk dihet formacioni i plotë i ekipit Liquid, sipas një videoje si duket Liquid do të promovojë lojtarët e ekipit të akademisë në ekipin kryesor, për të krijuar një ekip me veteran dhe me lojtarë të rinj. /Telegrafi/