Telegrafi

Kampionët publikojnë listën, mungojnë dy yje (Foto)

Kampioni i dy Evropianëve të fundit, Spanja, e ka publikuar ekipin që do të luajë në “EURO 2016”.

Vicente del Bosque e ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian në Francë.

Ai i ka lënë jashtë ekipit Iscon e Real Madridit dhe Saul Niguezin e Atletico Madridit, futbollist këta që ishin përfshirë fillimisht në listën e gjerë.

Në ekipin e “Furisë së Kuqe” mungojnë edhe lojtarë si Juan Mata, Santi Cazorla dhe Diego Costa.

Në ekip nuk bën pjesë as Dani Carvajal i lënduar.