Faqja zyrtare e klubit brazilian Chapecoences, shumica e lojtarëve dhe stafit të të cilit klub ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti ajror në Kolumbi, ka publikuar një video që nuk lë pa prekur futbolldashësit në mbarë botën.
Pa u bërë 24 orë nga tragjedia që tronditi mbarë botën e futbollit, faqja zyrtare e Chapecoences ka publikuar një video 40 sekondëshe.
Në këtë video të titulluar “Kampionë të përjetshëm” reflektohen momente të tifozerisë me kampionët e ekipit të cilët shkruan historinë duke hyrë në finale të Kupës së Amerikës së Jugut – të cilën nuk arritën ta luajnë kurrë pasi vdiqën rrugës për ta realizuar ëndrrën, shkruan Telegrafi.
Nga tragjedia ajrore e klubit Chapecoences në arritje në Medellin të Kolumbisë ndërruan jetë të gjithë stafi dhe lojtarët e klubit, përpos dy lojtarëve të cilët mrekullisht i shpëtuan kësaj tragjedie.
E gjithë bota e futbollit vazhdon të jetë në zi nga kjo tragjedi! /Telegrafi/