Site icon Telegrafi

Kampionati Evropian me tifozë, UEFA merr përgjigje pozitive nga tetë qytetet, katër tjera ende në pritje

Plot tetë qytete pritëse të Kampionatit Evropian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë garës më të rëndësishëm në kontinent, ndërsa UEFA mbetet në pritje të përgjigjes nga katër qytete të tjera.

Roma, Monaco, Bilbao dhe Dublini kanë afat deri më 19 prill që të diskutojnë ende me autoritetet shtetërore e shëndetësore, për të marrë miratimin me shkrim për hapjen e stadiumeve në masën minimale prej 25-30 për qind të kapacitetit.

Synimi i UEFA-s është që të gjithë ndeshjet e Kampionatit Evropian të luhen me praninë e publikut në shkallët e stadiumit.

Shën Petërburg, Budapest, Baku, Amsterdam, Bukuresht, Kopenhagën, Glasgou dhe Londra kanë dhënë miratimin për hapjen e stadiumeve.

Edhe katër qytetet pritëse si Roma, Dublini, Monaco e Bilbao kanë marrë një miratim paraprak për hapjen e stadiumeve, por UEFA u ka dhënë afat deri më 19 prill që të kompletojnë dosjen. /Telegrafi/

Exit mobile version